TURQI

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare aktori i njohur turk, Rexhep Aktug, pas një sëmundjeje të rëndë që e mundonte prej kohësh.

I njohur për rolin e Hilmiut në serialin e famshëm turk “Dashuri e ndaluar”, Aktug kishte disa kohë që ishte shkëputur nga bota e filmit për shkak të sëmundjes së rëndë në mushkëri.

Lajmin e bëri publik e bija e aktorit me anë të një postimi në Twitter. “Humba babain tim të dashur”, – shkruan vajza e aktorit. Pas mesazhit, me mijëra mesazhe ngushëllimi kanë shkuar në drejtim të familjes së të ndjerit shkruan Class.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb