TIRANË- Ka ndërruar jetë pasditen e sotme ish-ambasadori dhe ish-deputeti shqiptar Qazim Tepshi. Ish-ambasadori ynë në Çeki ka ndërruar jetë pasditen e sotme si pasojë e një ataku kardiak.

Tepshi ka një kontribut të madh në fushën e diplomacisë që në periudhën e regjimit komunist e deri në vitet e fundit. Në vitet e regjimit komunist Qazim Tepshi është vlerësuar si një diplomat karriere. Pas rrëzimit të regjimit komunist ai iu kushtua pjesërisht politikës, ku në një periudhë ishte edhe deputet i Parlamentit Shqiptar, i PDR-së.

Qazim Tepshi i ka kushtuar një pjesë të madhe të punës së tij edhe çështjes së Kosovës, madje ka shkruar edhe një libër për diplomacinë në lidhje me këtë çështje. Në vitin 2005, Qazim Tepshi emërohet ambasador i Shqipërisë në Çeki, post që e mbajti deri në vitin 2010.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: