Është ndarë nga jeta Klara Mirakaj-Merlika, e konsideruar si një nga figurat e qëndresës antikomuniste në Shqipëri dhe e mbijetuar e internimeve gjatë diktaturës komuniste.

Ajo ishte vajza e Pashuk Bibë Mirakajt dhe bashkëshortja e Fatos Merlikës, djali i ish-kryeministrit Mustafa Kruja. Sipas të dhënave të bëra publike nga përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë, Mirakaj-Merlika ka kaluar rreth 45 vite internim në disa kampet të vendit, përfshirë Tepelenën, Beratin dhe Lushnjen.

Ajo është internuar që në fëmijëri dhe ka kaluar pjesën më të madhe të jetës nën kufizime dhe presion të regjimit të kohës, duke u kthyer në Tiranë pas viteve ’90.

Në një reagim publik, Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, e ka cilësuar atë si një “ikonë të qëndresës antikomuniste” dhe një dëshmi të gjallë të krimeve të diktaturës.

Sipas këtij reagimi, Klara Mirakaj-Merlika ka përfaqësuar historinë e shumë familjeve të persekutuara dhe ka qenë dëshmi e drejtpërdrejtë e internimeve dhe burgosjeve gjatë regjimit komunist.

Në njoftim theksohet se me ndarjen e saj nga jeta, familja dhe komuniteti i ish-të përndjekurve humbasin një figurë simbol të rezistencës dhe kujtesës historike të asaj periudhe.

Njoftimi i plotë:

U shua një Ikone antikomuniste Klara Mirakaj-Merlika!
Këto ditë u nda nga jeta një grua ikonë e qëndresës antikomuniste, e internuar 45 vite nga diktatura komuniste, bija e luftëtarit antikomunistë Pashuk Bibë Mirakaj- nusja e djalit të Kryeministrit Shqiptar Mustafa Merlika Kruja! Ajo u internuar që fëmijë në kampet famkeqe të Tepelenës- Beratit dhe Lushnjes, shkoi vajzë e re krejt ëndrra rinore, u kthy në Tiranë e lodhur e masakruar nga torturat e sigurimit të Shtetit në 91 në Tiranë. Ajo pati një qëndrese dhe krenari përbsll masakrave të komunizmit, por gjatë diktaturës pati një gëzim u martua me Fatos Mërlikën birin e shquar të Mustafa Krujës Merlika. Familja e saj njohu burgje internime por të gjitha këto i përballoi si një Norë e Kelmendit e psmposhtur! Me ardhjen e pluralizmit ajo ishte një dëshmitare okulare për krimet e komunizmit që kishin ksluar familjet fisnike të Veriut nga regjimi gjakpirës i diktatorit të egër kriminel Enver Hoxhës. Familja, Unioni Mbarkombëtar, bashkëvuajtsit e sajë humbën një ikonë qëndrestare por një trimëreshë antikomuniste. Një dëshmitare më pak përball shoqërisë shqiptare që sundohet nga pasardhsit e diktaturës, dhe kan narrë peng demokracinë për të cilën Klara Mirakaj dhe qindra mijera Klara luftuan që ajo të i vinte Shqipërisë!
Me ndarjen nga jeta të antikomunistes, të mbijetuarës së diktaturës, bijës së familjes Mirakaj dhe bashkëshortes së fisnikut Fatos Merlika, e respektuara Klara Mirakaj- Merlika Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipëtisë ju shpreh ngushllimet e sinqerta familjes Mirakaj dhe Merlika për humbjen e kësaj trimëreshe antikomuniste dhe tepër të nderuar- sakrificat dhe qëndresa ndaj krimeve të komunizmit e bëjnë të pa harrueshme për ne antikomunistat veprën e saj njerzore mbijetuese! Qoftë e parajsës dhe sakrificat e saj u bëfshin paqe për Shqipërinë!
Me respekt
Dr.Besim Ndregjoni
President i Unionit Mbarkombëtar
Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve
Politikë të Shqipërisë!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb