Ka ndërruar jetë në një burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ish-kreu i kartelit më të fuqishëm të drogës kolumbiane pas Eskobarit, Gilberto Rodriguez Orejuela.

Ai kontrollonte pjesën më të madhe të tregtisë së kokainës në botë dhe ishte armiku kryesor i Pablo Escobar, për një periudhë kohore.

83 vjeçari njihej ndryshe me nofkën “Lojtari i Shahut” për aftësitë e tij për të qenë një hap përpara rivalëve dhe ligjit. Por në vitin 1995 ai u arrestua në Kolumbi dhe më pas u ekstradua në SHBA në vitin 2004.

Ish-narkotrafikanti po vuante një dënim prej 30 vitesh në një burg në Karolinën e Veriut, ku dhe ndërroi jetë.

Në kulmin e “mbretërimit”, Gilberto Rodriguez Orejuela drejtoi kartelin famëkeq Cali së bashku me vëllanë e tij Miguel.

Sipas agjencisë amerikane të luftës ndaj drogës, vëllezërit mbulonin me kokainë 80% të tregut global, në mesin e viteve 1990.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb