Aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Luran Ahmeti ka ndërruar jetë nga COVID-19 pasi ishte i shtruar prej disa ditësh në Klinikën Infektive në Shkup.

Mediat raportojnë se 46-vjeçari nuk arriti dot të fitojë betejën. Ai ishte djali i shkrimtarit dhe publicistit Xhabir Ahmeti.

Ai është i njohur për një sërë shfaqjesh teatrale dhe filmave me metrazh të shkurtër e të gjatë. Së fundmi ai ishte angazhuar edhe në serialet turke.

ROLET SI AKTOR

Filmi europian “Puppet Show” apo ”Taken ll”
Role kryesore në serialin “Kurtlar Vadisi – Pusu”, “Mutlu Ol Yeter”, “Guzel Gunler”, “Son Yaz Balkanlar”, “Bahar Dallari”, “Limonata”, ”Sulejmani i Madhërishëm”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb