Bërja e llogarive në ndeshjet e 3-ta të grupeve nga skuadrat për kualifikim të të dyjave mbetet çështje diskutimi. Për këtë temë ka folur trajneri i njohur, Shpëtim Duro, në Botërori Amerikan në News 24.
“Llogari? Nuk ka patur llogari. Ndeshjet Japoni-Suedi dhe Paraguaji-Australi kanë interesat e përbashkëta. Nuk rrezikojnë njëra-tjetrën, kjo shihet.
Nuk e kanë lënë barazim, por duke qënë se u intereson, mund të shkojnë drejt objektivave që kanë. Janë gjëra të pranueshme këto”.
