Në emisionin e sotëm “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko në News24 u diskutua për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Të ftuar në studio janë Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, gazetarja Ola Mitre, aktivisti i Shoqërisë Civile, Panajot Soko, dhe komisionari i seksionit të përgjithshëm pranë Avokatit të Popullit, Ermir Kapedani.

Sipas Ministrit Klosi, qëllimi ishte dalja e familjeve nga varfëria dhe se po kërkohet të dyfishohet dhe trefishohet ndihma ekonomike për familjet e varfëria. Kundër kësaj ideje ishin gazetarja Mitre dhe aktivisti Soko, sipas të cilëve po tregohet një lloj arrogance ngaj të varfërve dhe se ka pasur kufizim të ndihmave për shtresat më në nevojë.

Blendi Klosi: Qëllimi është që familjet të dalin nga varfëria. Nuk është e vërtetë që bëhet për të reduktuar mbështetjen buxhetore. Po kërkohet që të dyfishohet apo trefishohet ndihma ekonomike për familjet e varfërve. Skema kërkon të targetojë më mirë varfërinë. Varfëria duhet të targetohet nga indikatorët që e tregojnë. Të gjitha familjet që evidentohen si të varfra, do të marrin 80 mijë lekshin bazë, si dhe më shumë në varësi të numrit të fëmijëve. Asnjë familje nuk e humbet ndihmën ekonomike nëse ka televizor apo lavatriçe. Ka 52 indikatorë që tregojnë nëse familja është e varfër apo jo. Pyetet çdo familje për pasurinë që kanë. Ne do luftojmë abuzivizmin, se ka familje që kanë vila 2-3 katëshe e marrin ndihmë ekonomike. Nga 3 vite më parë sot asnjë familje nuk e ka humbur ndihmën ekonomike.

Panajot Soko: Këto nisma bëhen për të balancuar buxhetin e shtetit. Ideja është të ndërpriten shpenzimet e shtetit për ndihmën ekonomike. Ka pasur kufizim te shtresa më në nevojë. Ka një sjellje arrogante ndaj të varfërve. Ka familje që kanë marrë televizor me ngjyra dhe pastaj u kanë hequr ndihmën ekonomike.

Ola Mitre: Maksimumi i ndihmës ekonomike është 78 mijë lekë në muaj. Televizori e lavatriçja kanë vlerë në formulën e ndihmës ekonomike se prandaj janë vënë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: