Superliga ka hyrë në një fazë të ndezur të garës për titull teksa renditja është përmbysur totalisht.

Vllaznia dhe Partizani kanë marrë së bashku kreun falë fitoreve ditën e sotme. Shkodranët mposhtën 2-1 Skënderbeun e Korçës, kurse Partizani ka shpartalluar 4-0 Kukësin.

Nga ana tjetër Teuta ka lëshuar kreun prej humbjes në shtëpi 0-2 ndaj Tiranës. Kryeqytetasit gjithashtu kanë shpresa për titullin pasi tashmë ndodhen vetëm 7 pikë larg.

Edhe Laçi ka pësuar ndalesë, duke barazuar 0-0 ndaj Kastriotit, kurse Bylis ka marrë një fitore me vlera në fund ndaj Apolonisë së Fierit.

Tashmë vendin e parë e mbajnë me 53 pikë Vllaznia me Partizanin, ndjekur nga Teuta me 52 pikë dhe Laçi me 49 pikë. Në garë është dhe Tirana, teksa gara është mëse e hapur për secilin ekip.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb