Policia sllovene ka ndaluar një shofer autobusi nga Kosova, i cili ishte duke drejtuar mjetin pa një rrotë.
32 vjeçari u ndaluar në autostradën Ljublanë-Obrezje dhe është dënuar me 400 euro, njofton policia sllovene.
Sipas policisë, shoferi kosovar s’ka qenë në gjendje ta shpjegojë se ku e kishte humbur rrotën e autobusit të tij, shkruan siol.net.
Përpos dënimit për thyerje të ligjit për automjete, ndaj tij është inicuar edhe procedura ligjore dhe gjobë prej 2 mijë eurosh.
