Raphinha ka treguar se si këshilla e Neymar e ndihmoi atë që të refuzonte Chelsean për Barcelonën. Sulmuesi brazilian kërkohej me ngulm nga Chelsea në afatin kalimtar të verës, madje “Blutë” patën arritur marrëveshje me Leeds United.

Megjithatë, dëshira e Raphinhas ishte që të transferohej në “Camp Nou” dhe ai refuzoi ofertën nga Chelsea. 25-vjeçari ka zbuluar se kjo dëshirë e tij u forcua edhe më shumë, pasi zhvilloi një bisedë me bashkëkombësin e tij, Neymar, i cili në të kaluarën e ka qenë pjesë e Barcelonës.

“Unë fola me Neymar për një lëvizje dhe ai më tha se, nëse shkoj në Barcelonë, atëherë nuk do të pendohem dhe ai kishte të drejtë. Refuzova Chelsean, sepse ëndrra ime ishte të vishja fanellën e Barcelonës”, – ka thënë Raphinha.

“Çfarë më befasoi mua në klub? Pa dyshim pritja e ngrohtë e tifozëve, stafit stërvitor dhe lojtarëve, të gjithë janë të mirë dhe kërkojnë të ndihmojnë lojtarët e rinj”, shtoi ai. Raphinha kaloi te Barcelona në korrik të këtij viti, teksa nënshkroi kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb