Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut mblidhet sot për herë të parë për të diskutuar projektligjin e 29 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese.

Sot në axhendë, do të caktohet nismëtari i kësaj nisme, relatorët si dhe ekspertët konstitucionalistë.

Po ashtu do të ketë edhe një mbledhje të përbashkët me Këshillin e Legjislacionit. Propozimi i opozitës parlamentare me 29 firma nga deputetët kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor në lista të hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, që kërkojnë ndryshime në Kushtetutë.

Ndërkohë sot është afati i fundit i Reformës Zgjedhore, ndërkohë që sot palët në Këshillin Politik duhet t’i dërgojnë Kuvendit marrëveshjen e plotë e cila më pas do të miratohet nga deputetët.

 

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

E martë, 30 qershor 2020

 

 

Ora:10:00

 

Ne rend të dites:

 

  1. Miratimi i procedurës dhe kalendarit të shqyrtimit të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

 

–          Caktimi i nismës nga nismëtari

 

–          Caktimi i relatorëve

 

–          Caktimi i mënyrës së njohjes së projektligjit nga zgjedhësit

 

–          Miratimi i ekspertëve konstitucionalist

 

 

 

  1. Miratimi i kalendarit të seancave dëgjimore.

 

 

Mbledhje e përbashkët me Këshillin për Legjislacionin

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb