TIRANË

Maxhoranca do i drejtohet Komisionit të Venecias lidhur me propozimin e bërë nga vetë ata për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut.

Në mbledhjen e sotme të  Këshillit të Legjislacionit për ndryshimet kushtetuese, deputetët e maxhorancës votuan që t’i drejtohen për opinion ‘Venecias’ lidhur me propozimin e tyre. I vetmi që abstenoi ishte deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh se i qëndron deklaratave të bëra në mbledhjen e parë të këshillit.

“ Vijoj t’i përkas bindjes se i gjithë ky proces që kemi ndërtuar përmes këtij kalendari intensiv duhet të na cojë në një analizë të plotë shteruese të procesit të vettingut në këta 5 vjet, si domosdoshmëri nga njëra anë për të argumentuar drejtësinë e procesit në tërësi dhe nismës për zgjatjen e afatit në vecantë. Dhe për të ndihmuar debatin lidhur me akuzat që i bëhen projektit dhe procesit në tërësi nga kundërshtarët e tij. Besoj fort, se nëse arrijmë të krijojmë një kuadër të plotë të ecurisë së procesit do mund të shkojmë edhe në zgjidhjen e duhur në përfundim të vendimmarrjes kushtetuese. Kam përgatitur një tërësi pyetjesh që unë besoj mund të ndihojmë ekspertizën e thirrur nga ky komision, por edhe ekspertiza ndërkombëtare.”-tha Xhafaj

Sakaq deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë, ndërsa ish-deputetja Silva Caka është caktuar si eksperte e propozuar nga LSI. Ndër të tjera kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla deklaroi se SHBA e BE do asistojnë procesin.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb