I pyetur nga gazetarët për ndryshimet ksuhtetuese në kodin zgjedhor dhe për pakënaqësitë që ato sjellin te forcat politike, kryeministri e drejtoi gishtin nga Presidenti i vendit Ilir Meta.

Rama tha se Meta është më i pakënaquri, pasi në këto zgjedhje do humbasë në mënyrë shembullore.

“Kompromiset janë gjithmonë me parimin që të gjithë të mërziten nga pak. Kush është mërzitur më shumë? natyrisht është mërzitur më shumë ai që do humbë zgjedhjet. Më i mërzitur është Ilir Meta sepse do humbë zgjedhjet në mënyrë shëmbullore këtë radhë, siç e meriton në fakt sepse Shqipëria nuk i ka asnjë borxh, ne i kemi borxh asaj. Ndaj Shqipërisë ai është borxhliu më i madh. Shqipëria e ka bërë kryeparlamentar, kryeministër dhe president. Çfarë do më shumë ky njeri që vetëm mendon të nxisë dasi, sherr, rrëmujë për të përfituar si treti i vërteti. Edhe vetë Presidenti, pozicioni ku është, është një pozicion për të qënë i treti i vërteti. Ai thotë ose me mua, ose ikni në opozitë, ose me mua në pushtet por për hesapet e mia. As unë s’jam i kënaqur, por s’jam i mërzitur se e di që s’do i humbim zgjedhet.

Rama më tej ironizoi edhe deklaratat që vijnë nga selia blu. “Është edhe një parti që thotë kopjo programin tonë. Si ta kopoj unë kur se kanë pas ndonjëherë rastin ta zbatojnë, një parti që thotë hiqni ata që nuk doni, çfarë do të thotë kjo?! Nuk ka asnjë çudi këtu në këtë mes”.

Sa për një debat publik me kredemokatin Basha, kryeministri mohoi të ndodhë ndonjëherë.

“Sa i përket debatit, është një nga ato që i bëjnë kafenetë më tërheqëse, jo do dalësh jo s’do dalësh, jo kishje temperaturë apo jo, jo do jesh në Vlora apo në Durrës”, -tha Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: