Barcelona e sezonit që vjen do të ketë të tjera risi. Bëhet fjalë për logon e gjigandëve të La Liga që pritet t’i nënshtrohet një rimodelimi të ri.

Megjithatë, ajo do të miratohet nga asambleja e anëtarëve më 20 tetor. Risi kryesore qëndron tek  shkronjat ‘FCB’ të cilat nuk do të jenë më pjesë e fanellës. Klubi e kupton se këto iniciale nuk kanë asnjë lidhje  sepse ekipi i parë dhe klubi në nivel institucional janë identifikuar nga FC Barcelona, ndërsa klubi tjetër është i njohur si Barca. Përveç kësaj, ato ishin inicialet që mund të çonin në keqkuptime sepse janë të njëjtat që përdoren nga Bayern Munich.

15380693302431 780x439
15380693302431 780×439

Zëdhënësi i Bordit, Josep Vives, ishte përgjegjës për shpjegimin e ndryshimit në një konferencë shtypi.

“Ky ndryshim korrespondon me strategjinë e markës,”-tha ai. “Gjatë gjithë historisë, klubi ka përditësuar rregullisht fanellat dhe tani do t’i japim më shumë rëndësi ngjyrave të Barcelonës dhe topi që është në qendër do të jetë më i madh”, është shprehur Vives.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb