Alida Hisku një këngëtare e madhe e vlerësuar nga publiku të cilit i dhuroi mjaft këngë e nisi karrierën në fëmijëri me medalje ari në këngë për të vijuara me çmime në festivalet e këngës. Por Alida Hisku u nda me skenën në kulmin e shkëlqimit, një moment ky shumë i dhimbshëm në jetën e këngëtares. Pas shumë momenteve të vështira që kaloi në Shqipëri, këngëtares iu desh të largohej në drejtim të Gjermanisë, ku dhe sot aktivitetin e saj e ka të përqendruar në këtë shtet.

E ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela ajo u shpreh që prej 40 vitesh nuk ka marrë një ftesë nga Radio Televizioni Shqiptar duke theksuar sesa shumë vazhdon të jetë e lidhur me muzikën.

“Në verë mu dha çmimi i parë te Festa e Këngës Shqiptare te maestro Gjergj Leka, ishte një emocion i madh pasi pas 50 vitesh mu dha dhe njëherë mundësia, nuk e kam lënë asnjëherë muzikën dhe nëse nuk kam qenë këtu. Në Festival ka 40 vjet nuk jam thirrur nga Radio Televizioni Shqiptar pasi unë jam e vjetër dhe ka këngëtare më të reja por është një humbje për ata që duan artin”- tha artistja për News24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: