Ajo ka 34 vite që është larguar nga drejt shtetit gjerman. Alida Hisku një këngëtare e madhe e vlerësuar nga publiku të cilit i dhuroi mjaft këngë e nisi karrierën në fëmijëri me medalje ari në këngë për të vijuara me çmime në festivalet e këngës. Por Alida Hisku u nda me skenën në kulmin e shkëlqimit, një moment ky shumë i dhimbshëm në jetën e këngëtares.

Pas shumë momenteve të vështira që kaloi në Shqipëri, këngëtares iu desh të largohej në drejtim të Gjermanisë, ku dhe sot aktivitetin e saj e ka të përqendruar në këtë shtet. E ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela ajo kujtoi mes lotësh momentin e largimit.

“Gjithë brezi jonë që jemi jashtë Shqipërisë, jemi ajo ura e bashkimit midis dy kohëve, ndërsa brezi i fëmijëve të mi janë ndryshe, unë jam një këmbë këtu një në Gjermani por ata se kanë këtë problem.

Kur unë jam larguar nga Shqipëria ka qenë 18 dhjetor, nuk do ta harroj kurrë atë ditë, ka qenë borë Qafa e Thanës. Unë kam tre ditëlindje me data të ndryshme në Gjermani, kjo më bën të harroj ditëlindjen time të vërtetë, ndërsa ditën që jam larguar se harroj kurrë dot.
Ika pa asnjë plan, pa ditur gjuhën dhe pa ditur asgjë, vetëm t’ju jepja një jetë më të mirë fëmijëve. Qaja natën dhe qeshja ditën.

Jam në Gjermani dhe bëj çdo gjë, kursej lekë të vi në Shqipëri”- tha artistja për News24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: