Orët e fundit në mediat më të mëdha botërore është dhënë lajmi i interesimit të Manchester United për portierin shqiptar të mbetur pa kontratë, Thomas Strakosha.

Ku ka zë, nuk është pa gjë. Sot, mediumet britanike kanë njoftuar se “Djajtë e Kuq” dhe gardiani kuqezi kanë arritur një marrëveshje për kushtet personale, teksa me gjasë gjithçka do të kryhet me sukses.

Strakosha për të ruajtur formën e tij fizike po përgatitet në Romë, në pritje për të marrë dakordësinë e për të udhëtuar drejt Manchesterit për të zhvilluar vizitat mjekësore. Gjithsesi, asgjë nuk mund të thuhet me siguri, pasi mungon zyrtarizimi dhe merkato ka treguar se është e paparashikuar.
Portieri shqiptar la Lazion pas disa vitesh me fanellën Biancoceleste, për të nisur kështu një aventurë të re, që pritet të jetë në Premier League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb