Lazio po përgatitet për ndeshjen e ditës së nesërme përballë Interit, ku në ditën e sotme në konferencën për shto përpara sfidës kaq folur dhe trajneri i kryeqytetasve, Maurizio Sarri.

Italia ka prekur dhe temën e merkatos ku diskutimi kryesor te Lazio është gjetja e një mbrojtësi për krahun e majtë, me Sarrin që i pyetur nga gazetarët ia ka kaluar përgjegjësinë drejtorit sportiv të klubit, Igli Tare duke thënë se ajo pjesë është detyra e tij.

“Nuk e zgjedh unë mbrojtësin e majtë. E bën ai që e ka për detyrë, pse duhet të merrem unë me këtë çështje? Mendoj për ndeshjen në këto momente, dhe shqetësohem për ju. Për 4-5 ditë përfundon merkato, kushedi për çfarë do të flisni”, u shpreh Sarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb