Numri një i stolit të Dinamos, Dritan Mehmeti u shfaq i mërzitur pas humbjes 3-2 në derbi ndaj Tiranës.

“Sot fillimi i lojës duhej menaxhuar më mirë. Te goli i parë duhet të ishim në linjë. Te goli i dytë nuk mund të ishim aq naiv, ndoshta duhej edhe faull taktik. Ky është futbolli, nga episodet vendoset. Na u desh të shpenzojmë shumë energji pasi nga 2-0, skuadra tregoi forcë dhe mentalitet duke barazuar. Mund të fitonim ndeshjen, por kundërshtari na ndëshkoi. Na vjen keq pasi nuk e meritonim për atë që dhamë në fushë. Duhet të jemi të kujdesshëm e të qetë para portës.

Kur je duke organizuar një manovër sulmuese dhe me një kundërsulm si ai i Tiranës pëson gol, pastaj e njëjta me golin e dytë, normal që nuk e pranojmë rezultatin. Duhej të ishim all-in pasi ishim në disavantazh. Në 10 minutat e para menduam të bënim presin ultra-ofensiv. Te goli i pësuar u prishën balancat pasi Tiranës i imponuam ritmin. Kishim 2-3 raste para golit të Tiranës. Te goli i dytë u treguam të shpërqendruar pasi dueht të bënim faull taktik. Këto janë situatat në derbi.

Tirana më e fortë se ne apo jo, unë mendoj se ne bëjmë lojën tonë ndaj çdo kundërshtari. Ne dominuam në lojë, shkuam shpesh në zonën kundërshtare, por duhet të ishim më të qetë në finalizim. Patëm shumë raste, 3-4 me Denisson, Behiratche, Kaçorri, edhe Tirana mund të shkonte 3-0.

Kisha besim te skuadra, prandaj bëra vetëm 1 zëvëndësim. Kisha epërsi territoriale, energji, shkallëzim, raste dhe shkonim lehtë te zona kundërshtare.

Pas barazimit ne kishim mundësitë tona, ishim në ritëm dhe të vetmin aksion që erdhi nga Tirana, aty neglizhuam në markim. Ky është futbolli, ne ishim aty dhe besonim që mund të fitonim ndeshjen, e kërkuam edhe golin e tretë.

Topi shkoi deri në vijën fatale te goditja e Behiratche, Kaçorri ishte te shtylla e parë dhe e goditi keq, ky është futbolli. I falenderoj djemtë”, tha Mehmeti.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: