Viti i ri, problem i vjetër. Mediat italiane në mënyrë konstante kanë shtruar një problem që prek përfaqësuesen “azzurre” pak muaj përpara “Euro2024”: Kush do të jetë sulmuesi kryesor i Spallettit? Ky mbetet një mister, një problem, që Spalletti duhet ta zgjidhë shpejt, por shifrat janë me të vërtetë shqetësuese. Ciro Immobile ka shënuar vetëm 8 gola këtë sezon, në të gjithë kompeticionet, 7 gola ka shënuar Scamacca, 5 Retegui, 4 Raspadori, 0 Kean.

Italia Spalletti
Italia Spalletti

Jo vetëm numrat, edhe rendimenti është një shqetësim pasi vetëm Retegui ka vazhdimësi. Pra sulmuesi i italian jo vetëm që nuk shënojnë, por nuk kanë as minuta në këmbë. Lojtari me rendimentin më të mirë në radhët e përfaqësueses është Berardi me 9 gola, por sulmuesi aktualisht është i dëmtuar. Chiesa gjithashtu më shumë ka qëndruar në bokse se sa në fushë.

Italia
Italia

Përballë shifrave të tilla, Spallettit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të lutet ose të shpik diçka, të gjejë një sulmues tjetër, një emër të ri. Për momentin vetëm dy opsione ka në tavolinë, Pinamonti dhe Lucca, pjesë e Sassuolo dhe Udinese. Kujtojmë që Italia bën pjesë në Grupin B në “Euro2024” së bashku me Kroacinë, Spanjën dhe Shqipërinë. Sfida e tyre e parë do të jetë pikërisht kundër kuqezinjve më 15 qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb