Japonia ngjyroset me rozë dhe njofton fundin e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Covid-19. Lamtumira e pandemisë në vend përkon me ardhjen e pranverës dhe lulëzimin tradicional të qershive, festës së ashtuquajtur Hanami.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me këtë rast qytetarët e Tokios kanë pushtuar parqet e lulëzuara dhe kanë shijuar këto momente të bukura pas lockdownit.
Çdo vit, një numër i madh turistësh vendas dhe të huaj kalojnë pjesën më të madhe të kohës në parqe, duke u përpjekur të bëjnë fotografitë më të bukura të luleve të qershive, që është paralajmëruese e pranverës dhe simbol i bukurisë së përsosur në vendin ku lind dielli.

Rituali përfshin këndimin e këngëve të veçanta dhe shijimin e ushqimeve tradicionale.
Megjithatë mbetet ende e ndaluar të bësh piknik këtë vit, siç parashikohet në ritin mijëravjeçar të Hanamit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb