TIRANË

Një i dënuar për “Shfrytëzim prostitucioni” është arrestuar nga policia e Tiranës. Burime zyrtare bënë me dije se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 4, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Roni Plaku, 36 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb