MALLAKASTËR
Policia ka arrestuar një 21-vjeçar në Mallakastër, pasi ishte person i shpallur në kërkim për trafik droge. Ndaj tij Gjykata e Fierit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Njoftimi i policisë:
Mallakastër
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për ” Kultivim të bimëve narkotike”.
Në vijim të zbatimit të planit të masave për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin:
A.Sh, 21 vjeç, banues në Ballsh.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.
(d.xh/Balkanweb)