Një 28-vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim , pasi ndaj tij është dhënë një dënim me 1 vit e 4 muaj burg.

Vendimi i ishte dhënë për veprën “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Personi i arrestuar është identifikuar si shtetasi Orgest Koka, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi: 

Lokalizohet dhe kapet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si rezultat i kontrolleve në terren në të gjithë qarkun, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë lokalizuar dhe kapur në fshatin Xibrakë, shtetasin në kërkim:

Orgest Koka, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Bulqizë, që e kishte shpallur në kërkim këtë shtetas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: