TIRANË- Sot janë betuar 61 anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Mes tyre për herë të parë këtë vit është një këshilltare e mbuluar me shami, e cila përfaqëson Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Bëhet fjalë për këshilltaren Albina Nanaj, një ndër tre anëtarët e PDIU-së.
Ndërkohë Nanaj, vetëm pak minuta para nisjes së mbledhjes së Këshillit Bashkiak i ka drejtuar një lutje Zotit duke i kërkuar t’i lehtësojë punën. “Zoti im ma zgjero gjoksin tim! Dhe më lehtëso në këtë punë timen! Ma zgjidh nyjën e gjuhës sime! Që ta kuptojnë fjalën time!”, shkruan Nanaj në facebook.
(m.k/BalkanWeb)