Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar samitin e djeshëm që u mbajt në Ohër, ku liderë të Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë për nismën Ballkani i Hapur.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Topi tha se në këtë histori Kosova është lënë jashtë. Mes të tjerash ai theksoi se Vuçiç është në kufijtë e diabolizmit për zgjuarsinë, ndërsa Rama nga ana tjetër sipas tij i jep të drejtën vetes që t’i japë leksione Brukselit.

“Ju e shihni se si internojnë deklarime për më tepërm, deklarime të ministrit të jashtëm të Rusisë, i cili pak ditë më parë iu mohua përdorimi i zonës së fluturimit, çka e largon atë nga qëllimi politik i këtyre vendeve, përjashto Serbinë. Vendet tona janë të orientuara diku tjetër. Në të tilla raste tentohet të përdoret pjesa deklarative për të trazuar ujërat, kakofoni. I jam referuar zotit Escobar, atje ku është ylli jonë polar. Ai përdori dhe kjo deklaratë duhet parë me shumë vëmendje, duke mos tejkaluar bashkëpunimin ekonomik. Kjo na sjell ne në një pozicion që duhet të diskutojmë se ça është pjesa tjetër, politika. Ekonomia është e lidhur ngushtësisht me politikën. Këtu edhe në diskutimin tonë është thënë nëse do të orientoheshin nga procesi i Berlinit apo Ballkani i Hapur, çështje e filozofisë dhe e metodës. Në këtë histori Kosova është jashtë. Zoti Rama thotë; Kosova duhet të jetë në tryezë. Zoti Kurti jep arsyet e veta. Do jetë një bashkëpunim ekonomik, por kjo ka prapavije politike. Ajo që më mundon është mungesë e transparencës. Kur mungon eksperienca lapsuset janë të pranueshme. Zoti Rama i jep të drejtën vetes që të japë leksione dhe për Brukselin. Serbia është vendosur në veprim aktiv për të çnjohur pavarësinë e Kosovës dhe te ato vende që e kanë njohur. Serbia vepron dhe e deklaron. Serbia është vend pa det.”, tha Topi.

Duke komentuar gjuhën e Ramës ndaj Brukselit, Topi tha se; “Kjo më kujton fenomenin e mirazhit. Keni parë besoj filma kur je në shkretëtirë dhe nga ai mundimi i madh, nga mungesa e ushqimit dhe ujit ty të duket sikur je pranë një qyteti. Por qyteti është iluziv, është larg. Të duket sikur të vjen oazi afër por ai nuk është. Ky është një lloj mirazhi i natyrës politike, por që në të vërtetë njerëzit këtë pushtet nuk e kanë. Nuk mund të japësh leksione për epiqendrën e politikës europiane. E treta ne i kemi problemet në vend dhe kur i adresohesh Maqedonisë, ka një rregull matematikor: “Kryen veprimet brenda kllapës dhe pastaj dilet jashtë kllapave”. Unë jam i mendimit se krerët e politikës shqiptare duhet të jenë më modest sepse edhe kur i ke premisat për tu deklaruar duhet të jesh i kujdesshëm në politikën e bashkëpunimit ndërkombëtar.”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb