Ukraina thotë se ka rrëzuar një aeroplan spiun ushtarak rus A-50, pretendimi i dytë i tillë në pak më shumë se një muaj. BBC shkruan se aeroplani u godit midis qyteteve ruse të Rostov-on-Don dhe Krasnodar, thanë burimet ushtarake ukrainase, mbi 200 km (124 milje) nga vija e frontit.

Shërbimet e urgjencës bënë me dije se gjetën pjesë të avionit në rrethin Kanevskoy dhe shuan një zjarr të furishëm. Rusia nuk ka komentuar mbi pretendimin, ndërsa e shtuna e sotme shënon dhe dy vite nga agresioni rus në Ukrainë.

Kreu i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk falënderoi shërbimin e tij dhe inteligjencën ushtarake për ndihmën në rrëzimin e aeroplanit – një avion zbulues me rreze të gjatë veprimi dhe vuri në dukje se incidenti përkoi me një festë kryesore ushtarake ruse. Videoja e shpërndarë në internet tregon momentin kur avioni duket se është rrëzuar në ajër, si dhe flakë të mëdha dhe tym i dendur. Autoritetet e urgjencës së Krasnodarit thanë më vonë se një avion ishte rrëzuar pranë fshatit Trudovaya Armenia. Ukraina pretendoi për herë të fundit se kishte rrëzuar një A-50 më 14 janar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: