Robotët kanë filluar këtë javë të shpërndajnë shishe me ujë të shenjtë nga Zamzam për të garantuar distancimin fizik, në afrim të haxhit, pelegrinazhi më i madh i vitit.

Uji i Zamzam, mrekulli sipas traditës myslimane, shpërndahet nga qindra mijëra shishe çdo vit dhe pelegrinët zakonisht grumbullohen rreth çezmave të ujit të burimit Zamzam, të vendosur në Xhaminë e Madhe.

Por, për të dytin vit radhazi, vetëm besimtarët që tashmë banojnë në Arabinë Saudite do të jenë në gjendje të kryejnë haxhin, një nga pesë shtyllat e Islamit.

“Dhe nëse numri i pelegrinëve të autorizuar ka arritur nga dhjetëra mijëra në vitin 2020 në 60 000 këtë vit, vetëm personat e vaksinuar do të jenë në gjendje të marrin pjesë”, theksoi qeveria saudite.

Autoritetet kanë vendosur robotë të vegjël bardh e zi në formën e rafteve që lëvizin për t’iu afruar besimtarëve.

“Objektivi i këtyre robotëve është të ofrojnë një “vetë-shërbim” pa kontakte njerëzore”, shpjegoi Bader Al-Loqmani, përgjegjës për menaxhimin e ujit të Zamzam jo shumë larg nga Kaaba, ndërtesa drejt së cilës myslimanët kthehen të luten.

“Rreth 20 robotë janë aktualisht në dispozicion dhe të gatshëm për t’u shërbyer pelegrinëve për haxhin e ardhshëm”, shtoi ai.

Në vitin 2019, para pandemisë, Arabia Saudite priti jo më pak se 2,5 milion myslimanë nga e gjithë bota për të marrë pjesë në këtë pelegrinazh, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb