FIER- Një ditë pasi u lirua nga Gjykata e Fierit, pasi u prangos teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, shefi i stacionit të policisë së Patos Flamur Veliu ka thyer heshtjen. Në një prononcim për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Ervis Kuçi, Veliu tregoi një tjetër version për ngjarjen, duke mohuar faktin se kishte qenë i dehur. Po ashtu polici tha se nuk ishte përfshirë në një aksident ditën kur u arrestua, por mjeti i tij vetëm sa kishte prekur një makinë.

“Kërkoj të vendoset drejtësia. Nuk jam përfshire në aksident. Makina që drejtoja thjesht është ferkuar me një automjet tjetër. Nuk kam qene i dehur. Testi alkoolit është bere disa ore pas ngjarjes. Jam lënë i lirë pas fërkimit të mjeteve me pas jam shoqëruar në komisariat ku me është bere testi i alkoolit, në shkelje ligjore. Dua te vendos dinjitetin ne vend dhe ja le në dorë drejtësisë”, tha Veliu. Po ashtu ai iu kundërvu Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

“Sugjeroj SHÇBA te mos merret me gjera te vogla por te hetoj korrupsionin me njerëzit që vjedhin e kanë vënë pasuri. Unë kam qene shef komisariati dhe jetoj ne nje shtëpi 70 m2. Ata qe kane qene ne vendin tim sot jane bere milionera. Kane vila e biznese”, tha polici. Kujtojmë se dje gjykata caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për policin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: