Rihanna nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin e jetës edhe gjatë shtatzënisë së saj të parë. Menjëherë pas festës në Oscar, këngëtarja, 34 vjeçe, u pa duke shijuar një darkë me miqtë e saj në Los Angeles të shtunën.

Krijuesja e hitit Umbrella, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin A$AP Rocky, 33 vjeç, bëri që të gjithë të kthejnë kokën nga ajo, kur u shfaq me një mini-fustan seksi rozë me pupla gri, teksa hynte në restorantin e mrekullueshëm Giorgio Baldi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Artistja shfaqi tatuazhet e saj para kamerës, duke zbuluar veprat e artit në dorë dhe kyçin e këmbës.

Këngëtarja kishte pikturuar me këna dorën e djathtë, duke treguar edhe krahët e saj të tonifikuara.

RiRi u fut shpejt brenda për të takuar miqtë e saj, pa u ndalur për të pozuar për foto.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb