TIRANE- Pak pas bërjes publike të lajmit se Prokuroria e Krimeve të Rënda thirri për të dëshmuar deputetin e PD, pas akuzave për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, vjen reagimi nga Ervin Salianj.

Ky i fundit përmes një statusi në ‘Facebook’, theksoi se PD është e vendosur që të shkëpusë lidhjet e qeverisë me krimin, në çdo formë. Po ashtu ai bëri të ditur se do të jetë nesër në orën 9:30, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’u marrë në pyetje.

“Të vendosur për të shkëputur lidhjet e qeverisjes me krimin e organizuar, kudo, kurdo, me çdo formë.
Nesër, ne orën 9.30, do jem në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me vendosmërinë për ti shkuar deri në fund të vërtetës për Familjen Mafioze Xhafaj!”, shkruan Salianji.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb