Ishte një tragjedi ajo çfarë përfshiu familjen Christofer Foster, milionerit që në momente skicofrene vrau gruan, vajzën dhe cdo gjë të gjallë në pronat e tij disa milionëshe. Më pas ai u vetëvra, por vetëm pasi i vuri zjarrin gjithçkaje që zotëronte në fermën e tij.

Pas ngjarjes famëkeqe që tronditi Anglinë në gusht të vitit 2008, këto janë fotot e para pas masakrës në fermën Foster. Christopher Foster, 50 vjec vrau gruan e tij Jill, 49 vjec, vajzën Kirstie, 15 vjec, por armën më pas ua drejtoi dhe qenve e kuajve të racës që kishte në fermë. Më pas ai i hodhi benzinë gjithë pronave, deri dhe makinave luksoze dhe më pas u vetëvra.

Bossi që e nisi karrierën me kutitë e picave, e rriti biznesin e tij në miliona, por pak para krimit, pati humbje të mëdha, të cilat e futën borxh deri në 4 milionë paund borxhe.

Nga hetimet thuhet se ai e kreu masakrën në kushte të rënda psikologjike, pasi i frikësohej varfërisë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: