Analisti, Edvin Kulluri, i ftuar në studion e lajmeve të Neës24, duke folur për protestën e opozitës këtë të premte në orën 19:00 deklaroi se karta morale e PD ka humbur, qëkur lidershipi i saj nuk mban përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve dhe ndërhyrjet e krimit duke influencuar përmes kandidaturave për deputetë në kuvend.

Kulluri tha se deri në 2017, pjesëtarë të krimit kanë qenë deputetë në parlament, tani influencojnë përmes kandidaturave që mbështesin, 3 më të fundit kanë patur mbështetje të fortë të krimit duke marrë rezultate të çuditshme në zgjedhje duke qenë anonimatë.

“Por dhe nga PD janë 3 deputetë me lidhje të qarta me krimin. Kjo i heq alibinë morale PD për të protestuar për ndërhyrjet e krimit në zgjedhje”, tha Kulluri duke shtuar se kjo i heq alibinë morale PD për të protestuar për ndërhyrjet e krimit në zgjedhje.

Sipas tij, partitë e reja opozitare kanë një kusht të panegociueshëm me PD nëse duan ribashkimin, që Berisha të tërhiqet nga posti i kryeministrit në rast se opozita fiton zgjedhjet.

Kulluri tha se brenda PD, gara e Berishës është me Salianjin që ka të drejtë të kërkojë të mos pranojë që Berisha të jetë kryetar edhe pasi ka humbur zgjedhjet.

“Nuk ka lidership që punon kundër partisë së vet, përveç se ai që e çon PD në humbje.

Berisha mund të rrijë kryetar i PD, por kushti i parë i panegociueshëm që kanë kërkuar partitë e reja opozitare është dorëheqja e Berishës nga kërkesa për të qenë kryeministër. Askush s’ka të drejtë t’i thotë të mnos jetë kryetar i PD, Salianji mund tja thotë se është brenda”, tha analisti Edvin Kulluri.

Edvin Kulluri: Problemi i PD është i shumëfishtë, është moral sepse nuk mban përgjegjësi për humbjet, nuk jep njeri llogari për dështimet, në cdo palë zgjedhje atakohet gjithmonë kundërshtari  dhe s’ka asnjë lloj reflektimi për shkaqet që kanë cuar në këto rezultate.

Kjo nuk pëjashton ndërhyrjen e qeverisë në zgjedhje, unë e kam denoncuar një ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, më 12 maj, përdorimin ekstremisht të panevojshëm dhe të paligjshëm të administratës publike nga qeveria.

Natyrisht që kjo mazhorancë ka që në 2013 që ka lidhje të qartë me krimin e organizuar. Deri në 2017, pjesëtarë të krimit kanë qenë deputetë në parlament. Tani influencojnë përmes kandidaturave që mbështesin, 3 më të fundit kanë patur mbështetje të fortë të krimit duke marrë rezultate të çuditshme në zgjedhje duke qenë anonimatë. Por dhe nga PD janë 3 deputetë me lidhje të qarta me krimin. Kjo i heq alibinë morale PD për të protestuar për ndërhyrjet e krimit në zgjedhje.

Nuk ka lidership që punon kundër partisë së vet, përveç se ai që e çon PD në humbje.

Berisha mund të rrijë kryetar i PD, por kushti i parë i panegociueshëm që kanë kërkuar partitë e reja opozitare është dorëheqja e Berishës nga kërkesa për të qenë kryeministër. Askush ska të drejtë ti thotë të mnos jetë kryetar i PD, Salianji mund tja thotë se është brenda.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb