Edhe të enjten u protestua për rritjen e çmimeve, ku qytetarët kanë mbushur sheshet me banderola që kërkojnë zbritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore.

Mes shumë protestuesve, duket se një prej tyre e ka shprehur pakënaqësinë përmes një banderole shumë qesharake.

Bëhet fjalë për një person që mbante në duar një letër ku shkruhej: “Si i thuhet në shqip ‘Ul taksa’?”.

Ky shkrim merr frymëzim nga deklarata qesharake dhe e pakuptimtë që kishte dhënë këngëtarja Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP, ku në një moment kishte thënë: “Si i thonë ‘e bukur’ shqip?”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Vet këngëtarja Ramosaj me të parë këtë banderolë qesharake e ka shpërndarë atë në InstaStory nga një faqe e fansave, e cila e kishte publikuar fotografinë me mbishkrimin: “Më trego që fraza jote u bë vitale pa më treguar që fraza jote u bë virale”.

Beatrix duket se ka qeshur edhe vet me këtë deklaratë të pakuptimtë, gjersa muaj më parë kishte publikuar disa fotografi në Instagram, në mbishkrimin e të cilave kishte bërë shaka me po të njëjtën frazë të pakuptimtë që e kishte thënë aksidentalisht në Big Brother VIP.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb