TIRANË

Deputeti i PS, Spartak Braho, të cilit socialistët i kanë besuar sërish duke e kandiduar për një tjetër mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit, ka vizituar sot në spital, kreun e shoqatës së Veteranëve të Shqipërisë, z.Rustem Peçi, i preku nga Covid-19.

Në këtë vizitë deputeti Braho, shoqërohej nga prof. Najada Çomo, e cila kryeson në listat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, nën siglën e PS për qarkun e Tiranës. Kryetari i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it, Rustem Peçi ndodhet i shtruar në spitali, si pasojë e Covid-19.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me buqeta lulesh, duke repektuar protokollet Covid, ata kanë vizituar Kryetarin e Veteranëve të Shqipërisë, z. Rustem Peci, si edhe janë interesuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Doktoreshë Najada Como u takua nga afër me mjekët e personelit shëndetësor, dhe pas bisedës dhe këshillave që ajo dha, konstatoi se gjendja shëndetësore e tij është në përmirësim e me parametra stabël.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb