NGA ANISA YMERI*

TIRANË- Një copëz kartoni e grisur të fton të gjesh biletarinë e Teatrit Kombëtar dhe të orienton apo çorienton për të shkuar drejt këtij institucioni kombëtar nga Pedonalja e Tiranës.

Është kjo dukja apo mos dukja e këtij institucioni qendror të artit në vend prej Pedonales së Tiranës…aty ku gjenden disa prej institucioneve më të rëndësishme të artit dhe shkencës…!

Këto shigjeta në këtë copëz kartoni e marrë diku prej ndonjë ambalazhi produktesh importi, as që mund të të orientojnë, pavarësisht se si të ftojnë…ndërsa tej mund të pikaset posteri i madh i shfaqjes që çel këtë sezon artistik të Teatrit Kombëtar.

Sezon i cili çelet këtë 2 tetor me komedinë ‘Tartufi’ të Molierit…!

Ja që mund të të ftojnë edhe kështu në teatër në Tiranë, në kryeqytetin e shqiptarëve…përmes një tabele të tillë orientuese nga Pedonalja, që është në edhe e vetmja rrugë për të shkuar në teatrin tonë kombëtar; për të ndjekur shfaqjet në këtë skenë kombëtare, ku syresh thonë se ndërsa në skenë aktorët interpretojnë për atë publik që është në sallë, prej mjediseve afër tij…vijnë zhurmat që bëjnë gati-gati të pamundur dëgjimin e dialogëve a monologëve!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: