TIRANE-Pas deklaratës së deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila sugjeroi një ide tjetër për largimin e popullsisë nga kultivimi i kanabisit dhe në vend të tij të mbillej shafrani, ka ardhur dhe reagimi i bashkëshortit të saj, Ilir Meta. Kreu i LSI-së, i ftuar në ‘Zonë e lirë’ nuk ka ndarë të njëjtin mendim me Kryemadhin, ndërsa tha se çdo lloj droge është fatkeqësi për vendin.

Cani: Shafrani në vend të hashashit?
Meta: Mund të ftosh Monikën ta shpjegojë, s’e kam idenë. S’jam dakort me Monikën për shafran, hashash. Hashashi ne asnjë mënyrë nje here, por jo vetëm shafran por cdo lloj zgjidhje tjeter se drogat janë fatkeqësi e madhe për vendin…Nese na jep lejen dhe Amerika ta legalizojme dhe ta mbjellim.

Kryemadhi propozoi sot që qeveria të mbështesë qoftë edhe ekonomikisht, mbjelljen e bimës së shafranit. Sipas deputetes, nëse qeveria do subvenciononte shafranin do i largonte kështu njerëzit nga mbjellja e paligjshme e kanabisit. “I bëj thirrje gjithë qytetarëve që të shkojmë sa më shumë drejt kultivimit të bimëve që do të përmirësojnë dukshëm dhe jetesën e qytetarëve. Dhe jemi në zonën ku duhet të mbillet shafran. Përveçse luftojmë kundër kultivimit të kanabisit largojmë njerëzit nga mentaliteti në shërbim të kësaj bime të krimit të organizuar por kultivojmë ndërkohë produkte tejet elitare. Është një zonë kjo e Dumresë, Cërrikut, Peqinit e Gramshit që është shumë e mirë për kultivimin e shafranit. Ndihmon në biznese familjare por edhe në punësimin e madh të grave”, – tha Kryemadhi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: