Replika të forta për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Partia Demokratike deklaroi sot se dënon me ashpërsinë më të madhe lojën me opozitë të emëruar të Edi Ramës si një lojë e turpshme, antidemokratike dhe destabilizuese.

PD denoncon takimin e Enkelejd Alibeaj me trojkën Balla–Gjiknuri–Spiropali për përzgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe thekson se Takimi i Alibeajt është me zero efekt për Partinë Demokratike dhe grupin e saj parlamentar. Sipas PD, deputetët e saj nuk do votojnë kurrë për President kandidatë të Edi Ramës apo të kulisave të tij të gatuar me opozitë të emëruar.

“Partia Demokratike, dënon me ashpërsinë më të madhe lojën me opozitë të emëruar të Edi Ramës si një lojë e turpshme, antidemokratike dhe destabilizuese.
PD denoncon takimin e Enkelejd Alibeaj me trojkën Balla–Gjiknuri–Spiropali për përzgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Me këtë rast, Partia Demokratike thekson se Enkelejd Alibejaj nuk ka asnjë mandat, as nga Partia Demokratike, e as nga kryesia e grupit dhe grupi i saj parlamentar për të marrë pjesë dhe përfaqësuar ata në negociatat me përfaqësuesit e Edi Ramës.

Takimi i Alibeajt është me zero efekt për Partinë Demokratike dhe grupin e saj parlamentar. Ai ka shkuar në takim i përzgjedhur haptas nga Taulant Balla.

Së fundi, Partia Demokratike deklaron se qëndrimi i kësaj Partie dhe grupit të saj parlamentar në lidhje me këtë çështje do të vendoset vetëm nga forumet më të larta të saj. Në çdo rast, ky qëndrim do të jetë ai i një opozite të vërtetë.
Deputetët e saj nuk do votojnë kurrë për President kandidatë të Edi Ramës apo të kulisave të tij të gatuar me opozitë të emëruar”, deklaron PD.

Ndërkohë që ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali deklaron se Sali Berisha është vetpërjashtuar nga një proces ku nuk e ka ftuar askush dhe se procesi nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve që nuk vdesin

“Sali Berisha është vetpërjashtuar nga një proces ku nuk e ka ftuar askush dhe ku askush nuk ka pasur asnjë plan për ta ftuar! Procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës nuk parashikon pjesëmarrjen e të vdekurve që nuk vdesin”, shkruan Spiropali.

Spiroplai Tw
Spiroplai Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb