Në videon e postuar nga vetë ai për “Pasqyrën javore të qeverisjes” në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer replika të shumta me qytetarët.

Rama ka ironizuar me një komentues, kur ky i ka kërkuar llogari për taksën e biznesit të vogël dhe Rama i thotë se ku e ka mësuar matematikën.

Por Rama i ka kthyer një përgjigje dhe një komentuesi cili i ka folur për negociatat.

Replikat

Qytetari: Mbaj premtimin për legalizimin,se po bëhen 8 vjet si saliu dhe asgjë……mbaj premtimin se ska justifikim për këtë….

Rama: Haha Dolor seriozisht e ke?! Nese ke personalisht problem me legalizimin shkruaj ne shqiperiaqeduam.al ndersa per legalizimet ne teresi mos krahaso naten me diten se flasin qarte numrat e legalizimeve

Qytetari: Nuk çelin negociatat më fb gjermanet . Duan pune ata jo droge me Saimirin

Rama: Besi, ti mbase je tifoz i Gjermanise ne futboll po kjo s’do te thote qe di cfare flet per Gjermanine ne politike, kur ngaterron Bajernin me Kazani

Qytetari:biznesit i vute 20% tatim fitimi z kryeminister . po po sepse ju taksoni diferencen e cmimit final me cmimin fillestar qe eshte fitimi i biznesit te vogel .

Rama: Ne cilen shkolle e ke mesuar kete aritmetike Si Bora apo aty ku mesohet 7×7=42?sepse e verteta eshte qe tatimi i fitimit per biznesin e vogel eshte ai qe ishte, 0 ose 5% sipas pragjeve te xhiros, ndersa futja ne TVSH as nuk eshte tatim fitimi as ndikon aspak mbi fitimet e biznesit te vogel dhe kete tani e ka kuptuar cdokush qe merret me biznes te vogel

rama

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: