“Kur ikën macja…” në Krujë. Sot në 17:00 në kinoteatrin e Krujës shfaqet “Kur ikën macja…” Një shfaqje shumë e këndshme dhe argëtuese me interpretime shumë të mira dhe humor të madh.

Nën regjinë e Kiço Londos, një komedi super suksesshme, “Kur ikën macja” e autorëve britanikë Johnnie Mortimer dhe Brian Cooke. Komploti i komedisë thuhet në material rreth veprës është i thjeshtë, por i rrezikshëm dhe rrjedh si breshëri e pandërprerë automatiku. Dy motra vendosin të shkojnë me pushime në Paris, ndërkohë që dy baxhanakët ftojnë në shtëpi dy kotele simpatike seksi. Pikërisht atëherë gjërat fillojnë të ndërlikohen. Për komedinë brilante të seksit “Kur ikën macja”, regjisori Londo ka zgjedhur një kast fantastik dhe për këtë ai është shumë i kënaqur. Në role janë Vin Bejleri, Andia Xhunga, Romir Zalla, Albana Koçaj, Ina Kollçaku dhe Rexhina Ibro.

Vepra është përkthyer nga Artur Lena, skenografia Klea Mani, kostrumaografe Ersa Kana, as.regjisor Kristi Serani. Në materialin rreth shfaqjes bëhet me dije se komedia “Kur ikën macja” vjen nga Teatri Shëtitës “Çajupi”. Rezervoni 0694820625

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb