Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, ka folur për lajmin se trupat ruse kanë marrë peng stafin dhe pacientët e spitalit të Mariupolit.

“Ne morëm informacione se ushtria ruse kapi spitalin tonë më të madh… dhe ata po përdorin pacientët dhe mjekët tanë si pengje,” tha ai.

“Ne mund ta konfirmojmë këtë informacion dhe gjithashtu guvernatori i rajonit të Donetskut e ka konfirmuar. Ne morëm informacionin se atje janë 400 persona.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb