Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja valltarit francez në Pire të Greqisë. Mediat greke shkruajnë se, Timothy Radocic, ka qenë i gjallë për tetë ditë me radhë, i bllokuar në rezervuarin e një vile të shkatërruar në Mavromichalis të Pireut.

I riu fatkeq, thërriste për ndihmë, por askush nuk po e dëgjonte. Autoritetet greke, teksa kanë konstatuar trupin e viktimës 9 muaj nga zhdukja e tij, kanë mbetur të shokuar nga ajo që kanë parë. Ai ndodhej në një rezervuar bosh, pesë metra të thellë, shkruajnë mediat greke.

Në 21 gusht 2020 ai i shkruante familjarëve se ishte bllokuar e po qëndronte pa ujë e ushqim për ditë me radhë ndërsa ditën e fundit, ku dhe ndërroi jetë ai shkroi: Provova gjithçka…”

Viktima nuk i ka kursyer mesazhet në drejtim të familjes: Ju dua, babi, Rick, Tiffany”. Ju dua shumë familja ime”. Ai i drejtohej kështu babait, të vëllait dhe motrës. Avokati i çështjes e ka cilësuar vdekjen e Timothy si jo aksidentale, duke paralajmëruar që në ditët në vijim do të ketë zhvillime të tjera në këtë drejtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: