Kryeministri i vendit Edi Rama në fjalën e tij në turin në Milano të Italisë, përpara mbështetësve tha se shqiptarët sot kanë arsye të jenë krenarë.

Rama theksoi se nga marrëveshja me pensionet me Italinë përfitojnë 421 mijë shqiptarë. Ai iu dha mesazhin shqiptarëve në Itali, se nëse ndonjë italian i sheh shtrembër, ata kanë të drejtë ta shohin në sy dhe t’i thonë “nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon”.

Edi Rama: Afër çerek milioni prej jush jeni qytetarë italianë, 3/5 e juaja jeni përqendruar në veriun e Italisë. Janë mbi 40 mijë sipërmarrje shqiptare në shtetin italian. 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja e sapolidhur e pensioneve me Italinë.

Ju heshtët zilen e paragjykimit të tmerrshëm, që iu shoqëroi drejt triumfit tuaj, si europianët e rinj të Italisë. Edhe Shqipëria po fiton betejën e saj të drejtë në kërkim të kurorës të munguar të drejtësisë, me Zot, ligj dhe zakon në familjen e shteteve të Europës. Ju jeni pjesë e familjes europiane. Shqipëria nga një vend i rrezikshëm, sot është ndryshe. Nëse dikush ju sheh shtrembër, keni të gjitha arsyet t’i thoni nëse ka ndonjë gjë këtu. Shqiptarët janë sot krenar për Shqipërinë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: