KOSOVE- Shtyrja e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës për sot në orën 12 ka hapur debate e dilema, ndërkohë që do të diskutohet për kushtet e Listës Serbe që të përfshihet në Qeverinë e Kosovës, me disa kushte, mes të cilave pjesëmarrja në AKI dhe menaxhimi me Doganat.

‘Nëse gjendja do të vazhdonte kështu edhe për disa ditë dhe nëse i mandatuari për kryeministër, Isa Mustafa nuk arrin ta formojë qeverinë brenda 14 ditësh, sipas Kushtetues, Presidentja duhet ta nominojë dikë tjetër për kryeministër’-shkruan Express. ‘Neni 95, pika 2 e Kushtetutës së Republikës thotë: “Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit”. Në të kundërtën, pas 15 ditësh sipas Kushtetutës, Presidenti i vendit, ka kompetenca që të nominojë dikë tjetër për kryeministër’.

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: