TIRANË- Artistët vijojnë të kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar duke bërë thirrje për t’u bashkuar.

Regjisori i njohur Kastriot Çipi por edhe aktorët e artistë të tjerë kanë njoftuar se ditën e nesërme në mesditë Këshilli Bashkiak i Tiranës do të votojë vendimin që i hap rrugë shembjes së teatrit. Ai bën thirrje për të qenë nesër pranë bashkisë në shenjë solidariteti.

“Nesër në ora 12, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë votohet projekt-vendimi për kalimin e trojeve në varësi të bashkisë privatëve që duan të ndërtojnë me PPP. Ndër to edhe terreni i Teatrit Kombëtar. Ky është hap konkret për shembjen e TK. Ne po regjistrojmë emrat për të marrë pjesë si vëzhgues në mbledhje. Ata që duan të jenë në sallë, të kontaktojnë me Robert Budinen +355 69 409 5804. Të tjerët le të qëndrojnë poshtë bashkisë në shenjë solidariteti. Ftoni kë të mundni!”, shkruan regjisori Çipi.

Kastriot Cipi

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb