AUSTRI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot zyrat e OSBE në Vjenë, ku Shqipëria do të marrë nesër kryesinë dhe do ta drejtojë atë përgjatë vitit 2020.

Rama vizitoi disa prej zyrave, ku në zyrën e parë, atë të marrëdhënieve të  jashtme 60 % e stafit ishin shqiptarë. Kryeministrit iu bë me dije se pjesë e stafit janë 18 shqiptarë ndërsa pjesë tjetër janë 2 gjermanë, 2 italianë, 2 norvegjezë, një zvicerianë, austriak.

‘Qenkeni skuadër mikse këtu. Më falni, unë flas mirë shqip dhe italisht, gjermanisht nuk flas dot. Por zyrat janë shumë mirë. Kjo është më e rëndësishmja. ‘ – tha Rama.

Kurse në zyrën për të Drejtat e Njeriut Rama u befasua nga prania e shtetasve norvegjezë.

‘‘Kaq shumë norvegjezë jeni këtu? Erdha të sigurohem që gjithçka po shkon mirë dhe se do të kemi një kohë pune të mirë bashkë.’’- tha kryeministri.

Më pas në FB Rama ka shkruar “Vjenë – Në zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e suksesshëm të OSBE, të cilin Shqipëria e merr zyrtarisht nesër”.

Kurse në një bashkëbisedim me gazetarët tha se Shqipëria në krye të OSBE nuk pretendon të zgjidhë nyje që nuk janë zgjidhur prej vitesh por të çojë përpara progresin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb