Bayern Munichu do të jetë shumë i kujdesshëm përballë Shakhtar Donetskut – ka thënë Manuel Neuer. Kampioni i pesëfishtë i Ligës së Kampionëve do të luajë kundër klubit ukrainas në 1/8 e finales, ndërsa kjo është hera e parë që këto klube luajnë ndaj njëri-tjetrit. “Donetsk janë të panjohur në të tetën e finales, prandaj përgatitja për ndeshjet nuk do të jetë e lehtë”. “Megjithatë, si gjithmonë, ekipet tona trajnuese dhe të analizave do të na japin informacionin e nevojshëm”. “Jam shumë i bindur se do të arrijmë në çerekfinale”, ka deklaruar portieri.

(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: