Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, njoftoi se pesë terroristë janë neutralizuar së bashku me armët dhe municionet e tyre në një shpellë në rajonin e Malit Gabar të provincës juglindore Şırnak.

“Në vitin 2021, heronjtë tanë dhanë lajmet e para nga Mali Gabar[…]. Pesë terroristë në shpellë u neutralizuan nga komandot tona heroike të xhandarmërisë së bashku me armët dhe municionet e tyre”, shkroi në Twitter ministri Soylu.

Soylu nuk specifikoi përkatësinë e terroristëve, por grupi terrorist PKK ka qenë aktiv në Turqinë lindore dhe juglindore.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb