Nga: FLORIAN RAUNIG *TIRANE-Një çështje kritike në thelb të përpjekjeve të Shqipërisë për një reformë të gjerë dhe aspiratës së vendit për t’u integruar në Bashkimin Evropian është besimi i qytetarëve te zyrtarët e zgjedhur.
Gjetjet nga një kërkim i kohëve të fundit mbi opinion publik të kryer në të gjithë Shqipërinë nga NDI konfirmojnë perceptimin për një klimë politike negative. Personat e pyetur shprehin mosbesim te partitë dhe përfaqësuesit politikë. Ata janë të zhgënjyer nga mungesa e etikës në debatet parlamentare mes deputetëve të partive të ndryshme politike. Ata, gjithashtu, kritikojnë faktin që deputetët përdorin gjuhë ofenduese dhe që përqendrohen te veçoritë personale të kundërshtarëve, dhe jo te çështjet që shqetësojnë qytetarët apo te gjetja e zgjidhjeve për këto probleme.

Për shembull: “Të jem i sinqertë, nuk kam aspak interes për parlamentin. Nuk jam i interesua, sepse rrallë ndodh që ata të bëjnë diçka për ne.” (burrë, Shkodër)
“Anëtarët e parlamentit duhet të ketë etikën e duhur të komunikimit, dhe të pranojnë gabimet e tyre.” (grua, Tiranë)Etika parlamentare dhe një kod sjelljeje mund t’ju ndihmojnë të adresoni këto perceptime negative dhe të forconi besimin.

Si parlamentarë, ju veproni në emër të qytetarëve shqiptarë. Ata presin me të drejtë – dhe më lini të theksoj, që ata meritojnë – që përfaqësuesit e tyre të zgjedhur të kenë standarde të larta etike. Politika nënkupton, gjithashtu, integritet moral… në Shqipëri, në Evropë, kudo në botë.

Për këtë arsye, kodet e sjelljes dhe etikës në parlament shihen në mbarë botën si elementë të rëndësishëm të një kulture të shëndetshme demokratike. Gjatë viteve të fundit, drejtuesit e Kuvendit të Shqipërisë nga të dyja palët politike kanë rishikuar rregullat dhe procedurat, si dhe kanë ndërmarrë disa reformave thelbësore. Tani, ju duhet të bëni hapin e radhës për të zhvilluar standarde të etikës dhe sjelljes parlamentare. Prezenca e OSBE-së përshëndet përpjekjet e Kuvendit dhe Kryesisë së tij për të intensifikuar progresin e bërë në këtë drejtim.
Shpresoj që ky takim të mos jetë i vetmi i kësaj natyre, por që të shënojë një gur themeli në finalizimin dhe miratimin e kodit deri në fund të këtij sesioni parlamentar.
Faleminderit shumë!
* Fjala e ambasadorit të OSBE-së në takimin për Kodin e Sjelljes së deputetëve

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: