Një video amatore dokumenton sërish ndërhyrjen në bordin e një avioni, të policisë, e cila është njoftuar për të zbritur nga një avion i JetBlue, një familje, e cila udhëtonte drejt Las Vegasit.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin JFK, për shkak të një torte ditëlindjeje që ishte vendosur aty pranë sediljeve.

Stafi i JetBlue ka deklaruar se familja u acarua menjëherë, duke krijuar probleme për sigurinë e fluturimit.

Të gjithë pasagjerët, pas grindjes janë detyruar të zbresin nga avioni. Familja protagoniste në video, është zbritur në tokë. Biletat e tyre janë rimbursuar.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb